Thursday, November 28, 2024
HomeAuto-TechKjo është BMW-ja më e shpejta në botë, 400 metra i kalon...

Kjo është BMW-ja më e shpejta në botë, 400 metra i kalon për 7.9 sekondash (VIDEO)

Google search engine

Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave BMW, para disa ditësh e ka prezantuar veturën më të shpejtë që kjo markë mund ta ketë në dispozicion.

Google search engine

Bëhet fjalë për serinë e modifikuar Serie 2, me një motor B58 me gjashtë cilindra që e ka një forcë prej 1500 kuajfuqish.

Google search engine

Nga jashtë duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

Fuqia motorike bartet në të katër rrotat, kurse ndërruesi automatik me tetë shpejtësi, ofron garancion për një vozitje të sigurtë gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe.

Kjo serie e BMW-së, e ka ruajtur shumicën e funksioneve origjinale.

Si funksion e ka edhe kontrollin për ajrin e kondicionuar dhe sistemi i infotainment.

Pjesa më e madhe e brendësisë po ashtu mbetet e pandryshuar.

Kjo veturë peshon 1 mijë e 600 kilogramë.

BMW-ja M240 I, raportohet se distancën prej 400 metrash ta kalojë për 7,9 sekonda me shpejtësi prej 281 kilometra në orë.

Llogaritet se kjo veturë në garat në distancë prej 400 metrash është më e shpejta në botë.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments