Friday, November 15, 2024
HomeLajmeFederata e Xhudos: Besojmë në pafajësinë e Akilit, ai do të dorëzohet...

Federata e Xhudos: Besojmë në pafajësinë e Akilit, ai do të dorëzohet sapo të arrijë në Kosovë

Google search engine

Federata e Xhudos e Kosovës (FXhK) ka reaguar pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim xhudistin, Akil Gjakova.

Google search engine

28-vjeçari ditën e sotme u shpall në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Express.

Google search engine

FXhK ka dënuar fuqishëm çdo formë dhune, duke shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Federata e Xhudos gjithashtu shkroi se “beson në pafajësinë e Akilit”, teksa ka uruar që organet e drejtësisë të zbardhin rastin sa më shpejt.

Përmes reagimit zyrtar u konfirmua edhe se Akil Gjakova momentalisht ndodhet jashtë vendit tonë, teksa u tha se “ai do të dorëzohet tek organet e rendit dhe drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”.

Reagimi i plotë nga Federata e Xhudos e Kosovës:

“REAGIM ZYRTAR

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”. /Gazeta Express/

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments