Saturday, April 27, 2024
HomeKryesoreKastrati, qytetarëve: Pranoni regjistruesit brenda kur vijnë për intervistim

Kastrati, qytetarëve: Pranoni regjistruesit brenda kur vijnë për intervistim

Google search engine

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Agjencisë të Statistikave, Avni Kastrati ka folur rreth procedurave të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, që ka filluar nga dita e premte.

Google search engine

Ai shpjegon se regjistrimi do bëhet edhe gjatë ditëve të vikendit, pasi që ka shumë qytetarë që ditëve të tjera të gjenden në punë, njofton Klankosova.tv.

Google search engine

Ndër të tjera ai lut qytetarët që regjistruesit t’i lejojnë të hyjnë brenda, pasi regjistrimi është pakëz i vështirë.

“Ditët pasuese kur fillon regjistrimi jo të gjithë janë në shtëpi gjatë ditës, sepse ne e dimë që gjatë ditëve të punës sidomos, qytetarët mund të jenë gjithë ditën në punë, dera e banesës është e mbyllur, por regjistruesja e lë një letër identifikuese, Regjistrimi do të vijojë edhe gjatë ditëve të vikendit”, tha Kastrati në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Punohet deri në rënien e territ”.

“Lus qytetarët, kur vijnë regjistruesit në banesë-shtëpi ti lejojnë të hyjnë brenda sepse regjistrimi bëhet me tabletë dhe ka pak vështirësi të qëndrohet në këmbë”.

“Nëse ka sfida, nëse dikush nuk e pranon në shtëpi, banesë, nuk është problem që të zbresë në një ulëse, sepse është mirë të jetë rehat kur zhvillon intervistën, dhe që qytetari të sheh se çfarë po plotëson intervistuesi, sepse nuk ka mundësi që të intervenohet pasi të plotësohet”.

Ndërkaq, Kastrati bën me dije se regjistrimi i popullsisë fillon nga ora 9:00 e mëngjesit.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments