Friday, November 15, 2024
HomeTjeraHallakamëKFOR njofton për stërvitje në verilindje të Kosovës

KFOR njofton për stërvitje në verilindje të Kosovës

Google search engine

KFOR-i ka njoftuar se deri më 27 shtator do të mbajnë stërvitje në verilindje të Kosovës dhe shtoi se këto stërvitje po bëhen për testimin e kapaciteteve operacionale të tyre.

Google search engine

“Deri më 27 shtator 2023, Grupi Mbështetës Logjistik i KFOR-it do t’i mbajë ushtrimet ROBUST RAM në lokacionet në pjesën verilindore të Kosovës për testuar gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet e lirisë së lëvizjes në mbështetje të popullatës lokale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Google search engine

KFOR në një komunikatë për media tha se stërvitjet janë pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve të cilat mbahen për të testuar kapacitetet operacionale të njësive kyçe taktike dhe të mbështetjeve të dislokuara brenda misionit të KFOR-it.

“Gjatë aktivitetit, asetet CRC do të vendosen për të pastruar postblloqe në afërsi të zonës stërvitore HARILAQ dhe kampit Novo Selo, asetet mjekësore, PSYOPs, Reconnaissance dhe ajrore të KFOR-it po ashtu do të shpërndahen gjatë ushtrimeve”.

“KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë këtij aktiviteti”.

KFOR përsëriti rolin që ka për një mjedis të sigurt e të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments