Tuesday, December 3, 2024
HomeShëndetësi/NutricionShurupi i xhenxhefilit, si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Shurupi i xhenxhefilit, si ta përgatisni për të trajtuar kollën

Google search engine

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

Google search engine

Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim.

Google search engine

Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve.

Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve.

Por studimet kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve të stafilokokut.

Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe.

Ai ka një efekt qetësues ndaj simptomave dhe kundërpërgjigjeve emergjente të trupit ndaj qelizave të dëmtuara në organizëm.

Qelizat e bardha kanë një rol rregullator dhe mbrojtës, ndërkohë që xhenxhefili shërben si pengesë kundër lipideve që nxisin ethet, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare.

Shurupi i xhenxhefilit është efikas për tretjen dhe kundër të vjellave, por lufton edhe inflamacionin, kontraktimet muskulare e të tjerë. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe oreksin.

Receta e shurupit që sugjerohet nga ekspertët shërben si një kurë ideale kundër të vjellave, dhimbjeve të stomakut, të ftohtit, kollës dhe shumë më tepër.

Përbërësit:

225 gramë xhenxhefil të freskët ose 2 zhardhokë të gjatë rreth 25 centimetra.

1 filxhan me sheqer

2 gota me ujë

1 filxhan me mjaltë

Udhëzimet:

Qërojeni xhenxhefilin dhe ndajeni në forma të holla rrethore. Ziejeni ujin bashkë me sheqerin në një tenxhere.

Më pas shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të ziejnë sërish. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 30 minuta.

Shurupin kullojeni duke përdorur një napë. Shtrydhni edhe masën e zjerë të xhenxhefilit dhe më pas hidheni.

Shurupin hidheni në një shishe të mbyllur hermetikisht dhe mbajeni në frigorifer.

Shurupin mund ta konsumoni duke e shtuar në lëngje frutash, qumësht, çaj, akullore, panine, tërshërë, sallata ose fruta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments