Monday, December 11, 2023
HomeLajmePolicia shkatërron armët ilegale të konfiskuara

Policia shkatërron armët ilegale të konfiskuara

Google search engine

Policia e Kosovës ka shkatërruar armët ilegale që janë konfiskuar, e që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Drejtori i Policës së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia në kuadër të fushëveprimtarisë së saj në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në përgjithësi, zbaton edhe strategji shtetërore dhe rajonale që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.

Google search engine

Sipas tij, në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1 500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivët artizanalë.

Google search engine

“Me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore”.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.

Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkimi Evropian si dhe përmes mbështetjes nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë- Programit të Kosovës për Siguri  (KSSP) si dhe SEESAC.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments