Tuesday, December 3, 2024
HomeLajmeSerwer thotë se edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët...

Serwer thotë se edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Google search engine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 14 shtator në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj.

Google search engine

Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga pala kosovare është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Google search engine

“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Profesori amerikan në universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se një Asociacion i ngjashëm me atë që po i kërkohet Kosovës, duhet t’i kërkohet edhe Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë”, thotë ai në një intervistë të shkurtër për Klankosova.tv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments