Saturday, July 27, 2024
HomeShëndetësi/NutricionKarbohidratet ndihmojnë në dobësim

Karbohidratet ndihmojnë në dobësim

Google search engine

Sigurisht se keni ndëgjuar e lexuar shumë për karbohidratet, mirëpo a e dini rëndësinë e tyre?

Google search engine

Balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Google search engine

Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta. Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë.

Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.

Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments