Thursday, November 21, 2024
HomeLajmeSpecialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin...

Specialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin gjyqësor

Google search engine

Gjykata Special ka pranuar edhe person që pretendon se është viktimë në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Google search engine

Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave.

Google search engine

Sipas një njofitmit të Gjykatës Speciale, në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

“Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator”, thuhet një njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments