Mijëra suplemente ushqimore të prezantuara në dyqane ju premtojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, por faktikisht pak prej tyre funksionojnë.
Ndër ushqimet që gjithmonë funksionojnë është vaji i peshku, efekti i të cilit është dëshmuar edhe shkencërisht, transmeotn Telegrafi.
Nëse filloni të merrni vaj peshku çdo ditë, ai do t’jua:
Përmirësojë shëndetin e zemrës
Acidet yndyrore omega-3 të cilat gjinden në vaj të peshkut shërbejnë si mbrojtës të fortë të zemrës. Omega-3 i zvogëlon rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit.
Përmirësojë memorien
Vaji i peshkut është esencial për një funksion të mirë të trupit sepse acidet yndyrore omega-3 janë blloqet kryesore ndërtuese të membranave dhe strukturave qelizore. Qelizat tona nervore kanë nevojë për këto acide në mënyrë që të funksionojnë më së miri.
Hulumtimet tregojnë se vaji i peshkut e përmirëson memorien, por ky efekt zvogëlohet me moshën.
Përveç këtyre dyjave, vaji i peshkut ndihmon edhe në ngritjen e disponimit, zvogëlimin e peshës, zvogëlimin e ndikimit të ajrit të ndotur, e mbron shikimin, kontribuon në shëndetin e lëkurës, etj.