Saturday, July 20, 2024
HomeSportIntervista ndryshe e Milaim Ramës: Ai luajti për Zvicrën, vajza i luan...

Intervista ndryshe e Milaim Ramës: Ai luajti për Zvicrën, vajza i luan për Kosovën – si e sheh ish-sulmuesi përballjen e së shtunës

Google search engine

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Milaim Rama ka dhënë një intervistë për portalin Telegrafi, duke folur rreth shumë çështjeve. Ish-sulmuesi i njohur ka treguar ndjesitë tij para përballjes së Dardanëve me Helvetikët në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, lojtarët që i pëlqejnë nga të dy ekipet, për kë do të bëjë tifo, plotësimin e ëndrrës nga vajza e tij, si dhe prognozën e ndeshjes.  

Google search engine

Milaim Rama tani është 47-vjeçar dhe i pensionuar tash e sa vite nga futbolli aktiv. Por, ish-sulmuesi i njohur i Thunit dhe i skuadrave si Augsburg dhe Schaffhausen për nga një sezon, ishte shqiptari i parë nga Kosova që përfaqësoi Zvicrën.

Google search engine

Djaloshin e lindur në Zhiti të Vitisë dhe emigruar si 17-vjeçar në Zvicër e lidh ende dashuria për vendlindje, por edhe për vendin që i dha të gjitha në jetë dhe karrierë.

Ish-sulmuesi nuk arriti ta plotësoj ëndrrën të luajë për Kosovën, por luajti në “Euro 2004” me Zvicrën, ndërsa ëndrrën ia plotësoj vajza e tij, Alketa, e cila luan me ekipin e femrave të Dardanëve.

Në një intervistë ndryshe për Telegrafin, Rama ka treguar të gjitha ndjesitë e tij për këtë përballje, por edhe lojtarët që i pëlqejnë nga të dy ekipet, për kë do të bëjë tifo, çfarë do jepte të luante në “Fadil Vokrri” si dhe prognozën e ndeshjes.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments