Thursday, June 20, 2024
HomeShëndetësi/NutricionRraskapitja, kokëdhimbja dhe dhimbjet tjera po bëhen më të zakonshme për shkak...

Rraskapitja, kokëdhimbja dhe dhimbjet tjera po bëhen më të zakonshme për shkak të ndryshimeve të motit!

Google search engine

Ja si të rregulloni presionin e gjakut

Google search engine

Këtë verë, ndryshimet gjithnjë e më të shpeshta të motit ndikojnë te shumë persona, veçanërisht te pacientët kronikë dhe te ata me presion të lartë të gjakut.

Google search engine

Me ardhjen e motit më të ftohtë, presioni i gjakut rritet. Organizmi dëshiron të ruajë nxehtësinë e tij dhe për këtë arsye ngushton enët e gjakut, ndodh tkurrja e tyre dhe prandaj rritet presioni i gjakut.

Te të moshuarit, enët e gjakut nuk janë aq elastike, shpesh kanë një çekuilibër të hormoneve, ndaj më së shumti reagojnë ndaj ndryshimeve të tilla të motit duke rritur presionin e gjakut. Pastaj mund të shfaqen marramendje, dhimbje koke dhe lodhje.

Duke marrë parasysh që tani presioni i ajrit është më i ulët, mund të shfaqen dhimbje, sepse trupi ynë përbëhet nga përqindja më e madhe e ujit, kështu që lëngu dëshiron të largohet nga trupi.

Me ndryshime të tilla të motit, mund të shfaqen marramendje, dhimbje koke, dobësi, përgjumje dhe dhimbje, veçanërisht në pacientët kronikë, si dhe dhimbje mund të shfaqen edhe në vendin e operacionit, pasi cikatriksi është një ind fijor që nuk mund të zgjerohet.

Gjithmonë apelohet që pacientët kronikë të kthejnë ngadalë terapinë që e reduktuan gjatë verës kur moti ishte i nxehtë, si diuretikët, por të gjitha me konsultim me mjekun.

Kjo është koha ideale për goditje nga nxehtësia

Ky lloj moti është ideal për goditje nga nxehtësia, sepse ajri është i ngopur me avujt e ujit, është ende relativisht i ngrohtë jashtë, kështu që është e nevojshme të rregulloni veshjet për të shmangur marramendjen, dhimbjen e kokës dhe kolapsin.

Nuk duhet të harrojmë të pimë mjaftueshëm lëngje dhe të kemi një dietë të lehtë, me sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.

Duhet të shmangim kafen sepse ngushton enët e gjakut, duhet të lëmë jashtë pijet energjike, duhet të ecim sa më shumë pranë ujit dhe në natyrë dhe duhet të përpiqemi të bëjmë një gjumë cilësor prej gjashtë deri në tetë orë çdo natë.

Dhe, ajo që është më e rëndësishmja është një buzëqeshje në fytyrë dhe pozitiviteti, sepse vetëm kështu do t’i kalojmë shumë më lehtë këto ndryshime të motit. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments