Tuesday, December 3, 2024
HomeLajmeMuhaxheri deklarohet nga mbledhja e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores

Muhaxheri deklarohet nga mbledhja e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores

Google search engine

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Google search engine

Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.

Google search engine

Nga kjo mbledhje, për ‘RADIO 1’ është deklaruar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i LDK-së.
Lista Serbe: Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në Mitrovicë të Veriut
‘Ju konfirmojë se jemi në diskutimet përfundimtare për programin e LDK-së, i cili do të dal nga këtu dhe i njëjti pastaj do të finalizohet në Kuvendin e LDK-së. Bëhet fjalë, pra për programin qeverisës të LDK-së.’-tha Muhaxheri.

I pyetur se takimi dhe finalizimi i asaj që e quan Muhaxheri, program qeverisës, a është mesazh se LDK është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme, Muhaxheri i shprehë se programi është shumë serioz.

“Tani mund t’ju them sigurt, vetëm se ne po merremi me punët tona dhe këto janë përgatitje shumë, shumë serioze për të ardhmen. Programi ‘Rruga e Re’ është program qeverisës për vendin”, shtoi ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Nga kjo parti kanë njoftuar se edhe sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj. Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.

“Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë. Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit”, njofton LDK-ja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments