Monday, March 4, 2024
HomeLajmeKurti e “njeh” kombin kosovar?

Kurti e “njeh” kombin kosovar?

Google search engine

Kryeministri Albin Kurti e përmendi aktivizmin e tij në një fjalim të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni. Duke folur për angazhimin e tij në Kosovë, Kurti iu referua si “komb” vendit që sot e udhëheq.

Google search engine

“Misioni i OGP-së rezonon me mua personalisht. Si dikush, fillimi i të cilit në politikë, dhe një pjesë thelbësore e jetës sime politike, ka qenë si aktivist, rrugëtimi im nga aktivizmi social te lidershipi institucional ka përforcuar ndikimin e thellë që qytetarët e angazhuar mund të kenë në formësimin e kursit të kombit tonë”, tha ndër tjerash Kurti, fjalët e të cilit i transmetoi shpejt Zyra e Kryeministrit në web-faqen zyrtare.

Google search engine

Politikani që u rrit me imazhin e një aktivisti që do bashkim kombëtar (siç i referohej Lëvizja e tij bashkimit të Kosovës me Shqipërinë), duket sikur ra në grackën një përkufizimi tjetër për kombin, të cilin ai nuk e beson, ose nuk e besonte.

Google search engine

“Nuk besoj se ka komb kosovar. Ekziston vetëm ai shqiptar, që na e ka lënë edhe Skënderbeu”, shprehej Kurti në një rast në vitin 2019, kur një debat për botëkuptimin e sotëm perëndimor mbi kombin e kishte përfshirë gjithë shtetin më të ri në Europë.

Ndërsa lexon fjalimin e kryeministrit të Kosovës, natyrshëm vëmendja ndalet te fjala “nation”, që në shqip përthehet “komb”. A e tha pahiri?

Opozitari që dikur nuk e donte flamurin e shtetit që sot e udhëheq dhe nuk lëvizte me krenari kur kërkohej që në ndonjë rast të pranishmit të çoheshin për ta respektuar himnin e shtetit, sot është ndryshe. Madje, Kurti tash kur pyetet për punën e bashkimit kombëtar, thjesht argumenton se këtë s’e lejon Kushtetuta e shtetit të Kosovës.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments