Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka emëruar vajzën e tij drejtoreshë të Kulturës në këtë komunë.
Ai në një përgjigje për tëvë1.info tha se ishte i detyruar për një vendim të tillë dhe nëse analizohen lidhjet familjare shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt.
“Nëse e shikon ashtu krejt fshati Çabër është farefis në mes veti dhe i bie që shumicën e punëtorëve komunalë të jenë të afërt. Po është emëruar vajza drejtoreshë. Është absolvente në Universitetin e Mitrovicës”, ka deklaruar ai.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i udhëzimit administrativ, i cili u mundëson qytetarëve që përmes peticionit t’ia kërkojnë largimin nga detyra, kryetarëve të komunave.
Në dokument thuhet se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.
Qeveria e Kosovës në marrëveshjen e Bratislavës ka shprehur përkushtimin për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të vendit, por ka insistuar se duhet të shikohet baza ligjore.
Për Qeverinë, shkuarja në zgjedhje përmes kërkesës së qytetarëve me anë të peticionit, është mënyra ligjore dhe më e mira.
BE dhe SHBA në anën tjetër kanë ripërsëritur thirrjet për zgjedhje të reja, si kusht i heqjes së disa masave të vendosura ndaj Kosovës, të cilën e bëjnë përgjegjëse për situatën e krijuar në veri të vendit në maj dhe qershor.
Sa i përket zgjedhjeve në katër komunat veriore, KDI por edhe njohës të tjerë të fushës kanë thënë se mënyra më e mirë për shkuarjen në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryetarëve.