Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKongresisti Turner: SHBA-ja dhe partnerët evropianë janë në kërkim të një zgjidhjeje...

Kongresisti Turner: SHBA-ja dhe partnerët evropianë janë në kërkim të një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës

Google search engine

Kongresisti republikan amerikan, Michael Turner tha se Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Google search engine

Ai në një intervistë për RTS-në tha se Serbia është prioritet për Uashingtonin.

Google search engine

“Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston një partneritet midis Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë Serbe. Sigurisht, ka çështje të hapura në rajon.

“Kam biseduar me presidentin për Bosnjën, Kosovën, në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojmë ne”, tha Turner, transmeton Klankosova.tv.

Amerikani gjatë kësaj interviste ka theksuar edhe punën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe të sigurohemi që partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Udhëtimi im këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Udhëtimi im ka të bëjë me rajonin”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments