Thursday, October 3, 2024
HomeLajme“Termokos” me memorandum bashkëpunimi me konsorciumin e OSHC-ve

“Termokos” me memorandum bashkëpunimi me konsorciumin e OSHC-ve

Google search engine

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në ndërmarrje, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NP “Termokos”, Visar Vokrri, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me konsorciumin e organizatave të shoqërisë civile të përbërë nga: Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) të përfaqësuar nga Arbresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS.

Google search engine

Nënshkrimi i këtij memorandumi është në kuadër të projektit “Mbështetja për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Google search engine

Bazuar në marrëveshjen e arritur, NP “Termokos” do t’i mundësojë ekipit të projektit pjesëmarrje në mbledhjet e rregullta të Bordit të Drejtorëve, monitorimin e punës së Komisionit të Auditimit si dhe monitorimin e proceseve të rekrutimit për pozitat e larta të ndërmarrjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments