Thursday, November 21, 2024
HomeKult-ArtFITIM VELIU-KUJTESA E HEROIT

FITIM VELIU-KUJTESA E HEROIT

Google search engine

FLIJIMI E RRUGËTIMI

Google search engine

Shqiptarët, këtë muaj e kujtojnë heroin e tyre nacional, Adem Jasharin, flijuesin e personales për dashurinë e universales. Ai, e mbylli një epokë historike të nisur në kohë mitologjike, si kohë e kujtojmë, si sakrificë mësojmë se jeta dhe vdekja e tij ishin kauzë kombëtare e dashuri shqiptare. Jetën dhe vdekjen ia fali Dardanisë së moçme antike, vendit që krijoi histori të përzier me mitologji, por që me veprën e tij heroike, Ademi e mbylli epokën mitologjike dhe atë historike për të hapur kohën e lirisë dhe epokën e pavarësisë, pra një rrugëtim që kërkon bashkim e veprim, dije e dashuri, maturi e mençuri.

Google search engine

Jasharët

Ky emër është shenjë e një jete që ka prodhuar histori, identitet dhe tani është shndërruar në emblemë, shenjë dhe simbol për etninë shqiptare, duke hapur e mbyllur historinë, identitetin, kulturën dhe ekzistencën tonë shqiptare. Kurse figura legjendare e Ademit, si hero dhe sheshi si vendtakim i shqiptarëve është bërë hapësirë nacionale shqiptare, si takim, universale si mesazh e kuptim, duke projektuar të ndodhurën historike nëpërmjet shenjave të gjalla, të cilat kanë mbetur si dëshmi të një kohe që ka prodhuar e projektuar vizionaritetin e pavarësisë në mbrojtje të përhershme të shenjave ambientale (etni, gjuhë ) dhe atyre universale (kulturë e fe). Ademi, tani është shndërruar në simbol kohe, për të gjallët, për të kuptuar jetën si sakrificë sublime që kërkon etnia, andaj etnia shqiptare tani e përgjithmonë identifikohet në shenjat, gjurmët e Ademit dhe sheshit Jasharaj.

Figurat e mëdha

Tani, shqiptarët kanë shenjat e tyre identitare, kulturore e universale, heroin si shenjë historike dhe gjuhën si esencë etnike, jetike për vazhdimësinë tonë me shenjat tona. Shenjën e parë të identitetit të heroit, Ademin, pa të cilin s’ka histori sublime, sepse shenja e parë identitare e një shteti pas gjuhës është heroi, nëpërmjet të cilit ruhet shenja e parë, gjuha. Pra, Ademi tani bëhet jo vetëm heroi i historisë, por edhe i kulturës dhe pavarësisë kombëtare, jo vetëm kosovare, por shqiptare, sepse heroi ynë u flijua si vetëdije nacionale shqiptare, nën të cilën shtrihet Kosova si hije. Ademi, është emërues i të përbashkëtave nacionale (gjuhës, flamurit, atdheut, himnit e ideologjisë). Jasharët, hapin temën e madhe të flijimit, si dëshmi të një kohe tejhistorike, por variojnë ta universalizojnë flijimin si të tashme dhe të ardhme ekzistenciale. Kjo teori ka një praktikë domethënie kur në ekzistencën e të gjallëve do të kërkohet përkujtimi i atyre që dhanë frymën e shpirtin, një binom për ta forcuar edhe më tej jetën, ekzistencën tonë si qëllim. Dëshmorët e Jasharajve janë e sotmja jonë, edhe pse jo të gjallë fizikisht, ata mbesin më koherent e më të fuqishëm se ne të gjallët të sotëm e të nesërm.

Misioni i heronjve

Dëshmorët e kanë kryer misionin e tyre më të shtrenjtë, duke dhënë jetën, kurse ne të gjallët duhet të punojmë vazhdimisht deri në vdekje për kombin, fenë e etninë. Këtë mendim e konstatim duhet ta provojë e lexojë secili lexues, qoftë ai sublim a subtil, nëpërmjet teorisë se edhe fëmija më i vogël i familjes Jashari është më i fuqishëm se sa ne sot, sa të vegjël jemi ne para veprës së tyre flijimtare. Thonë se koha i shëron plagët, por plagët tona  një ditë do të shërohen, por jo dhe gjurmët si dëshmi e kohës që shënjohet si kujtesë, dhimbje dhe kohë Marsi, muaj që sjell jo vetëm gjurmën si dëshmi, por edhe kohën si histori, e historia risjell kujtesën si mos harresë të veprës së përjetshme të komandantit legjendar, Adem Jashari. Toposi, sheshi jasharaj, është shpallur tani emblemë historike që identifikon shtratin e ekzistencës për të gjallët.

Kujtesa e kohës

Sheshi, si figurë e simbol sa vjen e forcohet me të panjohurat e saj të më hershme, kjo për të prodhuar ngjarjen si biografemë të kohës dhe jetës, e koha do të zbulojë misionin e shumë të panjohurave për të rigjetur formulën e përjetshme të konceptit flijim, e që këtë koncept e ka rigjetur e përmbyll heroi nacional, Ademi kurse ne duhet të jemi në kërkim të përhershëm për ta rigjetur vetveten diku në mesin e tyre, sa herë që koha kërkon sakrificë. Koha, nuk do ta përmbyllë të thënën për ta, madje as shkrimi që nënkupton shpesh të pathënën, sepse vepra e tyre nuk matet me dijen e konstatimin e dijes sonë për ta. Ata mbeten Enciklopedi e jetës shqiptare si kujtesë kohore në mesin e të gjallëve.

Simboli

Vepra e familjes Jashari mbetet e pazbërthyeshme deri në fund. Jasharët krijuan histori në formë e përmbajtje, duke e shndërruar sheshin jasharaj në  simbol të takimit, bashkimit, krenarisë, kujtesës dhe dhembjes, sheshi tani ka marrë epitetin e etosit dhe etnosit shqiptar si simbol të bashkimit të identitetit shqiptar, aty ku amanetet rigjejnë shpirtin e humbur në sfondin e jetës së përgjumur.  Ademi e rigjeti historinë e humbur në vorbullën historike e antike, e formësoi tani në modernitetin e historisë shqiptare të vulosur përgjithmonë në formulën e porosisë së ideologut, shkrimtarit dhe enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, i cili në veprën e tij Shqipëria në tri pamje e mbyll veprën me porosinë: Zoti, e Drejta, Kombi, Gjuha Shqipëria, Shqiptarësia.    

Dualizmi si paradoks shqiptar

Ju e mbrojtët gjuhën, idealin dhe tokën tonë, me gjakun tuaj, ne po e tkurrim  atë pa fije turpi, të bindur se jemi në udhën tënde edhe si mision edhe si vizion. Stereotipi “Bac, u kry” ka krijuar tipin e shqiptarit ideal që jeton me ëndrra e shpresa të mëdha, në një jetë që i ngjan agonisë së jetës buzë vdekjes. Tipin e shqiptarit që shpresën e ndërton mbi jetën që e rrënon atë, një paradoks që kërkon zgjidhje pragmatike brenda një Shqipnie etnike, pa kauza e farsë emocionale.  Ne vijmë pranë varrit tuaj për të falënderuar, por në brendinë tonë pëshpërisim cicërimën se kemi humbur diçka udhës së përgjumur, moralin politik apo idealin historik…

 

/RevistaUji-VIII/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments