Monday, September 30, 2024
HomeKult-ArtNUREDIN AHMETI DHUNA MBI PLISIN – DHUNË MBI IDENTITETIN E SHQIPTARËVE

NUREDIN AHMETI DHUNA MBI PLISIN – DHUNË MBI IDENTITETIN E SHQIPTARËVE

Google search engine

Pjesë e rëndësisë së veçantë të veshjes sonë tradicionale është pamëdyshje
edhe plisi. Si shenjë e identiteti tonë kombëtarë, plisi u ruajt me kujdes nga
populli, kjo bëri që ai të përcillet deri te gjeneratat tona nga kohërat më të
lashta.
Si një shenjë e identiteti tonë kombëtar u bë objekti i studiuesve, si nga fusha
e arkeologjisë, historisë, etnologjisë, gjuhësisë etj.
Edhe udhëpërshkruesit e huaj, të cilët kaluan në këto troje si: Franc Baron
Nopça etj., veshja shqiptare së bashku me plisin ua tërhoqi vëmendjen, disa
prej tyre nuk hezituan të bëjnë edhe foto për kujtim me plisin e bardhë mbi
kokë. Por, disa nga albanologët e huaj edhe sot si: Robert Elsie, veshjen
kombëtare me plisin e bardhë në kokë kanë dëshirë që ta kenë pjesë të
kujtimeve të tyre në foto.

Google search engine

Plisi si simbol kombëtar por edhe si pjesë e krenarisë shqiptare zuri vend edhe
në vargjet e rapsodëve tanë popullorë. Shumë herë malësorët gjatë rrugës së
tyre në luftëra të ndryshme për liri nga rapsodi ynë popullor janë përshkruar
me plisat e bardhë mbi kokë.
“Ymer Efenia, trim shqiptar
Sylejmani ni komanar
I tubuen tre mi luftar,
Tanë malsor’ në plisa t’bardhë”

Google search engine

Këngëtari popullor plisin si pjesë të veshjes kombëtare e identifikon vetëm
me shqiptarët dhe vënjën e plisit në kokë e sheh si pjesë të krenarisë
kombëtare, duke u thënë përmes këngës se ne jemi shqiptarë dhe tërë me
plisa në kokë.
“Mark Milani e Mark Milica,
nuk jem’ Shpuza as Podgorica,
jem shyptarë te tanë me plisa”

Ka nga këngëtarët që edhe në ditët e sodit, plisin e çmojnë në këngët që ata i
këndojnë, një këngë e tërë i kushtohet plisit duke i vënë edhe titullin e
këngës Plisi.
Plisit i këndojnë si simbol të popullit shqiptar i ruajtur brez pas brezi deri në
ditët e sotme që nga pellazgët, ilirët, dardanet.
Këngëtari përmes këngës e përshkruan bisedën me gjyshin e tij plak se si
dikur e ka pyetur gjyshin, për plisin e bardhë që mbanë në kokë.
“ Isha i vogël e pyeta gjyshin plakë

Ç’është plisi i bardhë që mbanë në kokë”

Gjyshi në mes tjerash ishte përgjigjur nipit të tij
“Që jem Pellazg, Ilir, Shqiptar,
të tregon plisi i bardhë,
me mikpritje e bujari,
unë jam rritë në Shqiptari”:)
“Plisi bardhë e faqebardhë,
në këtë tokë unë jam i parë.
Këtë plis oh këtë plis të bardhë
E kanë mbajt shumë breza me radhë..”

Nga titulli i vënë në ballë të këtij punimi mund të krijohet përshtypja se trajtimi
ynë ka të bëjë më plisin dhe përpunimin e tij në aspektin etnografik. Në fakt,
ky nuk është qëllimi ynë në këtë kumtesë. Më këtë vështrim tonin plisin e kemi
vetëm si pretekst, apo si simbol i një trajtimi të një problemi më të gjerë. Sepse
për plisin, përpunimin e tij dhe vështrimin e tij në aspektin kombëtar dhe
etnografik, studiuesit tanë, në mesin e të cilëve edhe etnologu i njohur Kadri
Halimi6
e kanë dhënë mendimin e tyre me mjaft kompetencë.
Kryesisht në këtë punim jemi përqendruar në kujtesën e banorëve të trevës së
Opojës në lidhje me dhunën që u ushtrua mbi ata, duke u marr si pretekst

vënja e plisit në kokë si njëri nga simbolet tona kombëtare. Të intervistuarit
tonë edhe në qoftë se nuk kanë qenë pre e dhunës së drejtpërdrejtë disa prej
tyre edhe i kanë parë duke i torturuar prindërit e tyre apo të afërmit e tyre.
Plisi dhe treva e Opojës
Historia e popullit shqiptar njeh pushtues të ndryshëm që kanë kaluar në
vendin tonë, të cilët për t’i realizuar qëllimet e tyre, kanë përdoruar edhe forma
të ndryshme të presionit ndaj popullatës vendase. I gjithë ky presion ishte në
funksion të spastrimit etnik dhe zbatimit të planeve të njohura të tyre.
Njëra nga format e presioni për largimin e popullatës vendase nga trojet e tyre,
ishte edhe atakimi i simboleve të identitetit tonë kombëtar, si: plisin, flamurin
etj., për të cilat dihet se popullata ishte e lidhur shpirtërisht me ato simbole.
Insistimi i pushtuesve për mos përdorimin e tyre nga popullata autoktone, s’do
mend se ka qenë i papranueshme për popullatën. Shumë herë janë detyruar të
zgjedhin, në mes të ndërrimit apo të mos përdorimit të këtyre simboleve dhe
lënies së shtëpive dhe tokave të tyre. Nga popullata ka ndodhur që është zgjedh
kjo e dyta, largimi nga tokat e tyre stërgjyshore që ishte edhe njëri nga qëllimet
e pushtuesve.
Kjo gjendje ka vazhduar edhe në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore,
por edhe pas viteve të 50–ta në rrethinën e Prizrenit, konkretisht në Malësinë
e Prizrenit që sot njihet si Gora e Prizrenit dhe në rajonin e Opojës, kur nga
pushteti i atëhershëm serb, merret një vendim, për heqjen e plisave të bardhë
nga kokat e banorëve të kësaj ane dhe zëvendësimin e tyre me kapela serbe.
Një vendim i tillë dhe zbatimi i tij në praktikë është ende i freskët në kujtesën
e banorëve të mëshuar të asaj ane. Nxjerrja e këtij vendimi ishte bërë gjoja për

modernizimin në veshje të popullatës së kësaj ane, realiteti ishte krejt diçka
tjetër, spastrimi i territorit nga popullata shqiptare.
Përzgjedhja e kësaj teme për hulumtim dhe për ta prezantuar sot këtu8
është
bërë për tri arsyeje kryesore:
E para – aq sa ne jemi në dijeni në hulumtimet e tona të gjertanishme në
kuadër të projektit që po realizojmë, kjo masë ndëshkimore ka qenë
karakteristike vetëm për atë rajon.
E dyta – sado që masat e marra nga pushtuesi ishin të planifikuar mirë,
popullata nuk iu bind në tërësi siç e kishte planifikuar pushteti i atëhershëm.
E treta – nuk na ka rënë deri më sot të dëgjojmë se për një “teshë” kaq të
vogël në dimension siç është plisi të formohet polici të veçantë nga pushteti.
Se sa ka qenë pushteti i atëhershëm i interesuar që ta realizojë këtë vendim,
tregon edhe fakti se pas këtij vendimi të marrë, formohet edhe polici e veçantë
që është marr vetëm me mbikëqyrjen e këtij vendimi. Kjo polici në popull
njihet me ermin “Kollxhi” – burimi i kësaj fjale është me prejardhje orientale
dhe e ka kuptimin e vëzhguesit, inspektorit. Kompetencat të cilat i kishte kjo
polici ua lejonin edhe të drejtën e ekzekutimit të dënimit aty për aty, dënime
që shoqëroheshin me rrahje, pavarësisht se në ç’vend ishin, si bie fjala në arë
duke punuar, në shtëpi duke ndenjur me familje, në dasma, në ndeja të
ndryshme, në faltore etj.
Njëri nga të moshuarit Ramiz Qusaj i lindur në vitin 1925 kujton: “Jemi kon
to punue n’ar me kpuça t’bardh n’krye veç kur i kemi pa kollqitë, jonë afrue
afër na i kan kap kapuçat edhe na i kan vervit përtoke. Edhe sa kan mund
n’grushta e në shkelma na mshojshin”.

Personat të cilët i kanë kapur në flagrancë “kollxhitë” edhe në qoftë së kanë
qenë para anëtarëve të familjes, grave e fëmijëve etj., absolutisht nuk i kanë
kursyer nga dhuna fizike. Njëri nga të intervistuarit i cili tash ka afro të 86
vjeç, në atë kohë i bie të ketë qenë në moshë afërsisht 10 vjeçare. Ai kujton
kur xhaxhain dhe prindin e tij, duke shkuar për ta lëvruar tokën, gjatë rrugës
ndalohen nga “kollxhitë”, rrafen dhe urdhërohet që të nesërmen të paraqiten
në stacionin policor në qytetin e Dragashit, të cilët kanë përfunduar me
maltretime fizike.
Sa që i intervistuari ynë kujton kthimin e tyre në shtëpi nga stacioni policor
dhe formën e shërimit popullor që kishin përdorur familjarët për shërimin e
tyre, atë të mbështjelljes së trupit të tyre me lëkurë të deles së posa therur.
Se sa ka qenë presioni i madh ndaj popullatës së rrethinës së Prizrenit për
ndërrimin e plisit me kapelat serbe, përveç kujtesës tregohet dhe përmes
dokumenteve arkivore.
Në vitin 1936, me datë 18 shkurt, Kryekonsullata Mbretërore e Shqipërisë në
Shkup i dërgon një letër rezervat më nr. 320/ II ministrit të Punëve të Jashtme
në Tiranë, Dr. Fuat Asllanit me titull: “ Mbi detyrimin e shqiptareve nga
gjindermeria jugosllave me ndrue qeleshat e bardha”.
Kryekonsulli në mes tjerash do të shkruaj:
“ Në vijim të shkreses s’one Nr. 320 rez., date 17 vazhdues, kam nderin t’i
parashtroj Shkelqësis s’ Uaj, për dijeni, se, nga informatat suplementare që
kemi, gjindarmeria jugosllave përveç shtrengatave që përdor në N/ prefekturat
e Gores dhe të Sharpllanines për të detyruar popullsin shqiptare me ndrrue
qeleshet e bardha, është tue shtrengue dhe hoxhallaret që të nxjerrin sarekët
dhe të vënë shapka.

Shumë imamë të qarqeve të naltpërmendura, të alarmuar, kanë ardhur në
Shkup dhe janë ankuar pranë Drejtorisë së Vakufeve të Shkupit.
N e N/ prefekturen e Gores janë tue i shtrengue shqiptaret tepër, duke rahur
dhe maltretuar shumë veta, dhe imamet zyrtarë të këtij qarkut nga frika
abstenojnë të shkojnë në xhamira për shërbime fetare.
Nga qarku i Gores është nisur për në Belgrad një delegacion për t’u ankuar
pranë Reis- Ulemajt dhe Ministrave myslimane Mehmet Spaho dhe Behmen.
Pranoni Ju lutem, Zoti Minister, sigurimet e konsideratave të mia më të
larta”.
Është për t’u theksuar se veprimet e xhandarmërisë serbe ndaj popullatës do
të hasin në rezistencë edhe nga elita intelektuale e kohës e asaj ane, prijësit
fetarë, çka do të thotë se i menjëhershëm ka qenë reagimi i pushtetit, duke i
detyruar edhe prijësit fetarë që t’i heqin kapelat zyrtare të tyre. Njëri nga
imamët, Halim Krasniqi që ka shërbyer në atë kohë dhe që ka ende një kujtesë
të freskët, i lindur në vitin 1929, kujton ngjarjen kur ka ardhur ky vendim.
Sipas tij, ata fillimisht u morren me imamët e më pas edhe me myderrizët, por,
ai gjithashtu kujton se fillimi i luftës së dytë botërore e kishte ndërpre këtë
nismë të pushtetit serb, “ M’kujtohet mirë kur e prun urdhnin me i hek kapuçat
hoxhallarët, niher thanë duhet m’i hek të gjithë ata që nuk kanë ixhazetë, e
masanej filluen edhe atynve qerve me ua hek kapuçat, ka pas rast kur e kemi
harrue me hek kapuçin, kon e kan zonë nuk e kan kqyrë a oshtë para grave e
carrojve, e kan shtrij dajak”. Pas luftës kujton njëri nga të intervistuarit, filloi

prapë ndjekja e atyre që bartnin plisat e bardhë. Por, a ishte e rastësishme
presioni i pushtetit të atëhershëm mbi klerikët? Për mendimin tonë një veprim
i tillë ishte në përputhshmëri me planet për shpërnguljen e shqiptareve të
hartuar nga intelektualët serb dhe institucionet e tyre shkencore. Sa për
ilustrim, po e potencojmë njërin nga planet e intelektualëve serb, i njohur si
plani i Vasa Çubrlioviqit, i hartuar në vitin 1937 me titullin: “ Shprengulja e
Aranauteve”. Ndër të tjera në atë dokument thuhej: ”Në radhë të parë është e
nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin e tyre
dhe njerëzit me influencë, me para ose me shtrëngim.14 Më tej vazhdon
Çubrlioviq duke konstatuar se: “ Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë
shumë të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet të preken. Kjo mund të arrihet
me keqtrajtimin e klerikëve…,”.

prapë ndjekja e atyre që bartnin plisat e bardhë. Por, a ishte e rastësishme
presioni i pushtetit të atëhershëm mbi klerikët? Për mendimin tonë një veprim
i tillë ishte në përputhshmëri me planet për shpërnguljen e shqiptareve të
hartuar nga intelektualët serb dhe institucionet e tyre shkencore. Sa për
ilustrim, po e potencojmë njërin nga planet e intelektualëve serb, i njohur si
plani i Vasa Çubrlioviqit, i hartuar në vitin 1937 me titullin: “ Shprengulja e
Aranauteve”. Ndër të tjera në atë dokument thuhej: ”Në radhë të parë është e
nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin e tyre
dhe njerëzit me influencë, me para ose me shtrëngim.14 Më tej vazhdon
Çubrlioviq duke konstatuar se: “ Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë
shumë të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet të preken. Kjo mund të arrihet
me keqtrajtimin e klerikëve…,”
prapë ndjekja e atyre që bartnin plisat e bardhë. Por, a ishte e rastësishme
presioni i pushtetit të atëhershëm mbi klerikët? Për mendimin tonë një veprim
i tillë ishte në përputhshmëri me planet për shpërnguljen e shqiptareve të
hartuar nga intelektualët serb dhe institucionet e tyre shkencore. Sa për
ilustrim, po e potencojmë njërin nga planet e intelektualëve serb, i njohur si
plani i Vasa Çubrlioviqit, i hartuar në vitin 1937 me titullin: “ Shprengulja e
Aranauteve”. Ndër të tjera në atë dokument thuhej: ”Në radhë të parë është e
nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin e tyre
dhe njerëzit me influencë, me para ose me shtrëngim.14 Më tej vazhdon
Çubrlioviq duke konstatuar se: “ Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë
shumë të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet të preken. Kjo mund të arrihet
me keqtrajtimin e klerikëve…

Përfundim
Nga intervistat e zhvilluara në terren dhe duke u bazuar në materialin arkivor
dhe literaturën e shfletuar, mund të përfundojmë se kjo formë e dhunës ishte
karakteristikë vetëm për këtë rajon.
Çdo pushtues, në një formë apo tjetër atakonte simbolet kombëtare, në këtë
rajon zgjodhi atakimin mbi plisin si formë më adekuate të presionin, e cila
rezultojë edhe me largimin e popullatës nga vatrat e tyre.
Në planin e Vasa Çubrlioviqit, i cili ishte vazhdimësi e atyre të mëhershme që
kishin përpiluar kolegët e tij, për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre,
në mes tjerash shkruante: “ E që të arrihet një shpërngulje në masë, si kusht i
parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme, e cila mund të krijohet në
mënyra të ndryshme”16. Andaj, mënyra më e mirë për këtë rajon, për ta krijuar
psikozën e përshtatshme, zbatuesit e planit e kishin konsideruar se ishte sulmi
mbi plisin dhe prijësit e tyre fetarë që popullata e asaj ane i ka çmuar.
Duke e ditur se ai rajon është i lidhur ngushtë me traditat, pushtuesi gjeti
formën më adekuate heqjen e plisit nga kokat e tyre.
Sado që forma e përdorur nga pushteti ishte e studiuar mirë, zbatimi i saj në
shumë raste u bë edhe forcërisht, prapëseprapë, pushtuesi nuk arriti qëllimin e
tij, për spastrimin etnik të asaj ane.
Andaj nuk duhet harruar se plisi i bardhë nuk ka vetëm vlerë etnografike por
më shumë se kaq, ai është simbol i vuajtjeve dhe maltretimeve të popullit tonë
nga pushtuesit. Ai është vetë historia e shqiptarëve.

/RevistaUji-VIII/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments