Thursday, April 24, 2025
HomeKult-Art“E Harruara”, libri që promovohet sot – rrëfimi i një të...

“E Harruara”, libri që promovohet sot – rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës në familje

Google search engine

Autori Besim Hoti do të promovojë librin e tij më të ri, “E Harruara”, një rrëfim tronditës dhe njëherazi shpresëdhënës mbi përvojën e një të mbijetuare të dhunës në familje.

Google search engine

Libri sjell një histori të fuqishme të rikuperimit dhe riintegrimit të kësaj të mbijetuare në shoqëri, duke ndriçuar sfidat dhe vështirësitë që përballin viktimat e dhunës. Përmes një qasjeje të ndjeshme dhe realiste, autori synon të ndërgjegjësojë publikun mbi këtë fenomen shqetësues dhe të japë një mesazh fuqizimi për të gjitha gratë dhe individët që kanë përjetuar dhunë e diskriminim. Sipas autorit, ky libër është shkruar për të mbështetur “viktimat e diskriminimit dhe mosnjohjes”.

Google search engine

Një aspekt i veçantë është që të gjitha të ardhurat nga shitja e kopjeve të librit gjatë promovimit do të dhurohen për strehimoret në Kosovë.

Promovimi i librit do të mbahet sot, nga ora 14:00 në ambientet e Europe House në Prishtinë.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments