Saturday, July 27, 2024
HomeKult-ArtALBIN MEHMETI-ËNDËRRIMTARI

ALBIN MEHMETI-ËNDËRRIMTARI

Google search engine

Kishte kohë që Mëhalla e Urës kishte marrë emër tjetër. Nuk kishte ndodhur ndonjë betejë atypari që lagjja të kujtohej në emrin e asaj beteje. Për kongrese diturie e ngjarje kulturore as që bëhet fjalë. Kishte kohë që në Dashamir s’kishte ardhur asnjë akademik e asnjë artist. Si, tek e pse, askush nuk e di! As ndërtesë e re, qoftë njëkatëshe apo rrokaqiell nuk është ndërtuar, jo pse nuk donë kompanitë e ndërtimit, por nuk lejon ligji i trashëgimisë kulturore. Por, ç’e veniti namin e urës e ç’re krijuan hije dhe ia morën shkëlqimin urës? Si u bë që Mëhalla e Urës, sa hap e mbyll sytë u bë Mëhalla e Ëndërrimtarit?

Google search engine

Google search engine

***

DONI TË SHIHNI ËNDRRA? NA VIZITONI! Kështu shkruhej në tabelën e vendosur, aty ku më parë shkruhej tabela:

MËHALLA E URËS

***

Ferik Teni u bë emri më i përmendur në Dashamir. Dikush e quante mjek e dikush tjetër hoxhë. Tek-tuk kishte të tillë që e quanin fallxhor, por ata kritikoheshin, shaheshin e sulmoheshin nga dashamirasit të tjerë. Feriku ishte nga Shkabanistani dhe ishte i pari nga ky vend që erdhi të banonte në Dashamir. Dashamirasit e donin dhe adhuronin në gradën e Perëndisë. Ai ishte i paprekshëm, shto këtu dashurinë që ata kishin për vendin e tij të lindjes. Ai nuk pandehte se ishte hoxhë e as mjek, madje ngrysej në fytyrë nëse i thoshe në njërin nga emrat. Thoshte se s’kam të përfunduar as mjekësi e as teologji. Veten e konsideronte dhe e quante, thjesht shërues shpirtëror.

***

Ferik, e kam ëndërr të shoh ëndrra! – tha Agim, profesori i historisë, që gjithë qyteti kishte dëgjuar për historinë e tij që nuk shihte ëndrra.

(Shënim i autorit: Po e lë këtu këtë shënim për narratorin: KUJDES NË FORMULIMIN E FJALISË. SI MUNDET DIKUSH TË KETË ËNDËRR DIÇKA, KUR NUK DI SE ÇKA ËSHTË ËNDRRA DHE NUK KA PARË KURRË ËNDËRR?)

Ëndrrën do ta bëj zhgjëndërr, profesor! Së bashku do t’i zhvillojmë disa seanca. Në fillim ëndrra do të mund të shohësh vetëm tek unë. Cila do të jetë ëndrra jote e parë që do ta shohësh?

Dua t’i shoh prindërit e mi. Ka kohë që kanë vdekur.

A ke fotografi të tyre?

Po, kam.

Merri me vete, nesër. Je në seancat e para, andaj nevojitet që t’i shohësh para gjumit. Truri yt nuk është mësuar me ëndrra dhe nevojitet që t’i ketë para syve imazhet para gjumit.

***

Sytë e profesorit shkëlqenin nga lotët. Në të pesëdhjetat e tij s’e kishte parë kush të qante. Nuk qau as kur e mbrojti tezën e doktoratës e as kur botoi librin e parë. Nuk qau kur i vdiqën prindërit e as kur i lindi djali i parë. Nuk qau për lindje, vdekje e suksese, por qau për një ëndërr.

I pe prindërit?

Po, i pashë. Isha përmalluar për ta.

Cila është ëndrra tjetër që do ta shohësh?

Ende e mbaj në mend që nga fëmijëria një gjë. Kur mblidheshim në sokakun e lagjes, të gjithë fëmijët tregonin se kishin parë ëndrra duke fluturuar. Atë kohë edhe unë sajoja ëndrra të tilla. Më dukej turp që nuk shihja ëndrra. Nuk doja të ndahesha nga shokët.

Edhe atë ëndërr do ta bëj realitet, profesor!

***

Profesori i historisë po fluturonte. Vetëm një lëvizje e duarve dhe ai ngrihej lart e më lart. Nga lart shihte qytetin. Shihte nxënësit e kolegët, miqtë e armiqtë. Nuk i njihte qartë se kush ishin, por ai i emërtonte si të donte. Ishte ëndrra e tij tek e fundit. Shihte shtatore heronjsh që në moment bëheshin prej mishi e gjaku dhe fluturonin. Heronj historie e heronj këngësh folklorike vinin dhe e përshëndesnin profesorin.

***

Sot isha tek Feriku. Ishte seanca e dytë. Sot realizova dëshirën e kamotshme timen, fluturova e ëndërrova, të dyja në të njëjtën kohë. Me mua fluturuan gjithë heronjtë e Dashamirit. Me ta bisedova gjatë e për shumë gjëra. U kënaqa shumë. Nesër kam seancën e tretë dhe përfundimtaren. Nëse do të kem sukses, më pas mund t’i shoh ëndrrat nga krevati im. Feriku më tha se nesër do të shoh një ëndërr lucide, ku do ta di se jam në ëndërr dhe do të shëtis në qytet.

***

Profesori në makinën e policisë? Jo nuk është e mundur. Sot është 1 maji dhe jo 1 prilli.

***

30 nëntor

Sot është hera e parë që po shkruaj pas shumë muajsh. Kanë kaluar plot shtatë muaj që s’kam shkruar. Nuk është që s’doja të shkruaj, por Gjykata e Krimeve të Rënda të Dashamirit ma kishte konfiskuar ditarin në ditën e arrestimit tim. Fletët e ditarit u përdorën si dëshmi ndaj meje. Pro a kundër, s’e di ç’të them! Tani, këtij ditari do t’i përkushtohem më shumë. Do të shkruaj gjatë. Madje më gjatë se herëve të tjera. Tash kam kohën e lirë e të pafund. Tash kam kohën e qenit, do të thoshte im atë. S’kam çfarë të bëj tjetër në burg, pos të lexoj e të shkruaj. Njëzet vjet janë të gjata. Shtatë mijë e treqind ditë nuk sosen asnjëherë. Gjykata vërtetoi akuzën ndaj meje. Vrara njeriun pa e njohur. As tash s’e di saktë se kush ishte dhe çfarë bënte. Vrava njeriun pa faj, apo siç do të thoshte nëna ime e ke vra njeriun pa bigajri hak. Më 1 maj kisha seancën e fundit për ta realizuar ëndrrën time, për t’u bërë ëndërrimtar si gjithë të tjerët. Feriku më priste tek dera. Fytyra i qeshte. Sapo më uroi mirëseardhje, tha se sot në ëndrrën time do të jetë edhe ai me mua. Unë do të isha në dijeni se po ëndërroja. Rashë e fjeta. Më mori gjumi më shpejt se herëve të tjera. Pas pak veten e gjeta në mes të qytetin. Isha në këmbë. Si e tek nuk e di. Isha në ëndërr tek e fundit. Në brezë mbaja një revole.

(Shënim i autorit: Mos harro teorinë e Çehovit, se nëse shfaqet një armë në aktin e parë të një drame, ajo duhet të kërcasë në aktin e tretë.)

Feriku ishte pranë meje. Ecnim e kuvendonim në qytet. Për një moment, Feriku më tha: Shihe atë burrin me këmishë bojëgjaku. Shikoje me kujdes! Paramendoje sikur ai ta kishte tradhtuar Livdohovën e Shkabistaninë. Ti, si profesor historie, si një trim e atdhetar, çfarë do të bëje? Për një moment, pa menduar, nxora revolen dhe gjuajta tre herë.

TREPLUMBA PËR TRADHTINË… Sa mirë do të shkruante në gazetën kryesore të Dashamirit! Fillova të ëndërroja bre ëndrrës, por… ende pa ia ngriturlapidarin e lavdisë vetvetes, u kapanga policët. Provoja të dilja nga ëndrra etë zgjohesha, por kot. Aty e pashë që s’isha në ëndërr. Në të vërtetë s’kishaëndërruar kurrë, as në seancën e parë, as të dytën e lëre më tani që po më dërgonin në mbajtje. Unë asnjëherë s’ëndërrova. Feriku s’më bëri ëndërrimtar, por kriminel. Dy ëndrrat e para i kishte realizuar falë teknologjisë tredimensionale, të tillë që s’kisha parë e madje as s’ishte dëgjuar në Dashamir. Përmes kësaj teknologjie unë shihja njerëz e shihja objekte, shihja të gjallë e të vdekur. Në ndërtesën trekatëshe që kishte marrë me qera, ai kishte instaluar një teknologji që largonte gravitetin e të dukej sikur po fluturoje. Më injektonte serum për të më vënë në gjumë e më pas më zgjonte, ku dukej sikur po ëndërroja. Ndieja dhimbje e luhatje, por ku ta dija unë se çfarë ishte ëndrra. Mendoja se ëndrraishte një formë realiteti. Më thoshte se në ëndrrat lucide, e di se je në ëndërr. Në seancën e tretë rashë viktimë e Ferikut, për ta shkaktuar një viktimë që ai kishte synim për ta vrarë. Sot gjendem në burg kurse ai iku në Shkabistani. Ndoshta, unë s’jam viktimë e Feriku, por viktimë edashurisë ndaj Shkabistanisë. Sa mirë do tëishte që dashuria ndaj Shkabistanisë të mbetej vetëm nëëndrra… në ëndrrat eatyre që munden të ëndërrojnë.

/RevistaUji-VIII/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments