Saturday, July 27, 2024
HomeKult-ArtFATIJONA BAJRAJ-PAZARLLËK ME NATËN

FATIJONA BAJRAJ-PAZARLLËK ME NATËN

Google search engine

Pazarllëk dashta me ba me natën
Rixha i bana për me shku
I ofrova krejt çka n’dorë pata
Ama, ajo inat bani me mu

Google search engine

U përula e përlotun para natës
E mbështjellun me errësinën e saj
I diftova halin e zemrës t’lodhun
Prej mallit tand dënesa n’vaj

Google search engine

U mbështeta n’muret e ftohta
E pa çare tuj prit ditën me agu
Hajali yt m’shoqnon edhe sante
S’ka asnji sanije që ti s’je k’tu

I fola natës për sytë tu
E për çdo fije t’qerpikut tand
Edhe hana t’xhelozoi, u fsheh

Kallximi për ty jehoi mbi xhihan

Me konop t’sabrit e ngreha natën
Duert m’gjakojnë unë nuk rënkoj
Shputat zvarr i ngreh prej lodhjes
Drejt teje jar vazhdoj t’hapëroj

Sante nata s’më bani pazar
S’dashti viranja kurrë m’u kry
N’tezgën e vet pat sall errësinë
E unë n’tezgë tem mallin për ty

 

/DIVANIRABI/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments