Ka kaluar më shumë se 1 vit që kur me Komunën e Mitrovicës udhëheq PDK-ja me në krye Bedri Hamzën, që si duket edhe përzgjedhjen e drejtorëve e ka bërë me mend, shkruan Ditori.
Në tetor të vitit 2022, Ditori kishte hapur një lloj sondazhi në lidhje me punën e drejtorive në këtë komunë, ku me anë të ’emojive’, lexuesit janë pyetur se sa janë të kënaqur me punën e drejtorëve përkatës, ku ishte mundësia në përgjigjet; shumë, mesatarisht, pak, aspak.
189 persona kanë dhënë përgjigjen se janë shumë të kënaqur me punën e drejtorit Fahri Shabani që udhëheq me shëndetësinë. 1 person është përgjigjur ‘mesatarisht’ dhe 1 person aspak, duke e merituar kështu pozitën e parë si drejtori që janë më së shumti të kënaqur qytetaret me punën e tij.
Fahri Shabani
Ndërsa i dyti del të jetë Drejtori i Mbrojtjes se Mjedisit Egzon Sadiku me 179 vlerësime me ‘shumë të kënaqur’ ndërsa vetëm 2 përgjigje me ‘aspak’.
Egzon Sadiku
Keq nuk ka dalur edhe drejtori i Inspekcionit Valon Brahimi me 160 vlerësime me ‘shume te kenaqur’, 2 me ‘mesatarisht’ dhe 1 me ‘aspak’, duke e merituar kështu pozitën e tretë.
Valon Brahimi
Natyrisht që qeverisja aktuale lokale në Mitrovicë ka ende ka kohë për ta dëshmuar suksesin apo dështimin, ashtu sic kjo listë drejtorësh mund të pësojë ndryshime në sondazhet që do t’i hapim prapë pas disa muajsh./Ditori/