Friday, March 29, 2024
HomeKryesoreErërat e forta rrëzojnë shtylla elektrike në disa rajone të Kosovës

Erërat e forta rrëzojnë shtylla elektrike në disa rajone të Kosovës

Google search engine

Erërat e forta që kapluan disa rajone të vendit këtë të shtunë kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike.

Google search engine

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) bëri të ditur se rajonet më të prekura në erërat e forta janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.

KEDS nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e dëmeve teksa kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet. KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments