Saturday, April 20, 2024
HomeDiasporaDy të vrarë nga sulmi me thikë në një tren në Gjermani

Dy të vrarë nga sulmi me thikë në një tren në Gjermani

Google search engine

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, thanë autoritetet.

Google search engine

Ministria e Brendshme e shtetit të Schleswig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt, raporton Reuters.

Google search engine

Më herët, gazeta “Bild” kishte thënë se pesë persona u plagosën nga sulmi. Numri i të plagosurve nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Policia po hetonte në stacionin e trenit në Brokstedt, tha hekurudha gjermane “Deutsche Bahn” në Twitter, duke shtuar se disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.

“Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast”, tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments