Tuesday, February 7, 2023
HomeKryesoreAbdixhiku: Për dy vjet norma e inflacionit mbi 20 përqind, produktet bazike...

Abdixhiku: Për dy vjet norma e inflacionit mbi 20 përqind, produktet bazike kushtojnë 50 përqind më shtrenjtë

Google search engine

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se mijëra njerëz me pushtetin aktual po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes, siç e quan ai të paprecedentë të çmimeve.

Google search engine

Abdixhiku, mes tjerash, thotë se përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%, njofton Klankosova.tv.

Google search engine

“Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë”.

Google search engine

Tutje, kreu i LDK-së pavarësisht rritjes qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për familjet kosovare dhe se propozimet e LDK-së janë refuzuar në vazhdimësi.

“Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë”.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments