Monday, May 29, 2023
HomeTjeraHallakamëKurti për vërshimet: Qeveria do të jetë përherë pranë komunave që u...

Kurti për vërshimet: Qeveria do të jetë përherë pranë komunave që u prekën, duhet hetim për shkaktarët

Google search engine

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur në lidhje me dëmet e vërshimeve në komunat që u preken më së shumti.

Google search engine

Kurti tha se komunave, familjeve, bizneseve e qytetarëve nga zonat e prekura, qeveria do t’iu qëndrojnë pranë përherë.

Google search engine

“Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva bashkë do të ngritën”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Google search engine

Tutje, Kurti paralajmëroi se teksa po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, qeveria duhet të merret edhe me shkaktarët e shkallës së vërshimeve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksplantimi i egër i zhavorrit, hedhja e mbeturinave në lumenj, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhës, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës publike si dhe ndryshimet klimatike globale, padyshim që i kanë ndihmuar, shpejtuar, shpeshtuar përmbytjet në vendbanimet tona”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë tha se duhet edhe hetim për veprimet, sipas tij, të jashtëligjshme në dëm të ekosistemit, teksa shtoi se nuk mjafton rimëkëmbja nëse nuk nxirren mësime.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments