Friday, May 24, 2024
HomeTjeraHallakamëMinistrja Haxhiu: S’ka ministra të korruptuar

Ministrja Haxhiu: S’ka ministra të korruptuar

Google search engine

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për fatin që nuk mjafton vetëm puna e qeverisë por duhet edhe puna e institucioneve të drejtësisë.

Google search engine

Haxhiu deri sa ka folur për punën e qeverisë “Kurti” ka theksuar se nuk ka ministra të korruptuar dhe se Kurti nuk është i korruptuar.

Google search engine

“Është hera e parë që kuvendi diskutoi për raporte të tilla. Përtej raporteve unë vlerësoj që askush nuk mund të theksoj që nuk ka një përkushtim më të madh se Qeveria e Kosovës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për fatin që nuk mjafton vetëm puna e qeverisë por duhet edhe puna e institucioneve të drejtësisë. Janë mbi 200 lëndë që qeveria Kurti i ka dërguar qoftë në polici apo prokurori dhe për asnjërën prej këtyre rasteve nuk ka aktakuza ndaj personave që ne i kemi kallëzuar. Në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar, Kurti nuk është i korruptuar. S’ka më ministra që kërkojnë favore në tender. Ju e dini si ka funksionuar në Kosovë, ka qenë rregull i pa shkruar 10 përqindëshi, 12 përqindëshi. Nuk ka ministra që bëhen milionera vetëm duke qenë ministër. Ka ministra që jetojnë prej pagës së ministrit. Kur të doni shkojmë në zgjedhje, shpërndani kuvendin. Rrëzimi nuk mund të bëhet, dorëheqja nuk bëhet. Nëse doni me shku në zgjedhje shpërndani Kuvendin, aty do të dëshpëroheni më shumë se sa jeni dëshpëruar në vitin 2021”, ka thënë ministrja Haxhiu.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments