Friday, November 15, 2024
HomeTjeraHallakamëParalajmëron ish-koloneli i FSK-së: Nga prilli deri në qershor do të kemi...

Paralajmëron ish-koloneli i FSK-së: Nga prilli deri në qershor do të kemi telashe serioze me grupet terroriste serbe

Google search engine

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka thënë se nga prilli deri në qershor, Kosova mund të ketë telashe serioze me grupet paramilitare e terroriste serbe.

Google search engine

Telashet që mund t’i ketë Kosova nga këto grupe, sipas Veselit, do të mund të jenë sikurse rasti i Banjskës që ndodhi më 24 shtator ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Google search engine

“Mund të ndodhë që këto ditë, mund të kemi probleme të ngjashme sikurse Banjska. Armatimi që po përdoret në ushtrimin e sotëm, konsideroj se një pjesë e atij armatimi do të mbetet aty dhe ka rrezik që ato grupe paramilitare serbe, në rast se vendosin të bëjnë një skenar, mund të keqpërdoret nga paramilitarët e tyre”.

“Kemi hy në kalendarin e ditëve të vorbullta. Më 21 është referendumi dhe dyshoj që pas kësaj date mund të ketë elemente të tilla. Pastaj është 16 maji ku Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës dhe se jemi kah fundi i bisedimeve, ajo ose duhet ta pranojë Kosovën si shtet i pavarur ose të shkarkohet nga qytetarët e saj. Nga prilli deri në qershor ne do të kemi telashe serioze me ta”, tha ai në “Kosova Today”.

Por, Veseli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të qetë sepse Serbia me arsenalin e vet ushtarak asnjëherë s’do të guxojë që t’ia mësyjë kufijve të Kosovës.

“Ndërsa ajo mund të paraqes destabilizim në një aspekt tjetër duke futur trupa paramilitare të ngjashme sikur më 24 shtator. Të tilla skenare mund të bëhen, sidomos në kalendarin e ngjarjeve që e kemi tani”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments