Saturday, April 20, 2024
HomeTjeraFemraFrika nga sulmet ndaj vajzave, nëna Lumnije: “Kur vajza kthehet vonë, dal...

Frika nga sulmet ndaj vajzave, nëna Lumnije: “Kur vajza kthehet vonë, dal e pres në rrugë”

Google search engine

 

Google search engine

“I kam thënë të mos hyjë në ashensor në ndërtesa të panjohura”, thotë Lumnije Salihu nga Prishtina, e shqetësuar se dikush mund ta sulmojë seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare.

Google search engine

Sa herë që ajo kthehet më vonë në shtëpi, Lumnija del në rrugë për ta pritur.

“E pres në rrugë, sepse frikësohem, dëgjoj shpesh për raste të sulmeve ndaj vajzave”, thotë ajo.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Lumnija tregon se vajza e saj ndjek shkollë dhe kurse, andaj jo rrallëherë kthehet në shtëpi në orët e territ.

Ajo kujton edhe një rast kur kishte dalë për ta pritur në lagje dhe një veturë ishte ndalur para së bijës.

“Kur iu afrova, i thashë ‘a u ndal kjo veturë tani’, vajza më tha ‘po, pasi më pa mua’”.

Lumnija mundohet që me shqetësimet e saj të mos e frikësojë vajzën, por thotë se nganjëherë i flet edhe për rastet me të cilat mund të përballet.

“Mos hyr në lift kur shkon diku, i kam thënë, sepse mund të përballesh me çdo gjë”, thotë Lumnija.

“I kam thënë ‘kërko ndihmë nëse përballesh me ndonjë rast, kërko ndihmë nga qytetarët përreth’”, tregon ajo.

Dhjetëra raste të dhunës të raportuara në polici

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, tregojnë se në këtë institucion, gjatë vitit 2023, janë raportuar 79 raste të dhunimit apo sulmit seksual.

Ato përfshijnë viktima të moshave 14-18 vjeçare.

Një vit më herët, më 2022, janë raportuar 74 raste të tilla, ndërsa deri më tash këtë vit 4 raste.

Rasti i fundit në Kosovë u bë i ditur më 11 mars të këtij viti.

Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua në një fshat të Drenasit nga dy persona të moshës madhore.

(shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë)

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments