Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, e ka kritikuar SHBA-në se po i vendos kritere të reja Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Reagimi i deputetit gjerman vjen pas pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur dy kushte.
Roth, përmes një postimi në platformën X tha se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare ulen në ulësen e shoferit – jo SHBA”, ka shkruar Roth, teksa rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schwabe.