Saturday, July 27, 2024
HomeKryesoreRonaldo përmend emrat e tre ekipeve që janë favorite për ta fituar...

Ronaldo përmend emrat e tre ekipeve që janë favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Google search engine

Të premten u hodh shorti i Ligës së Kampionëve në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Google search engine

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, i cili ka fituar garën në pesë raste me Manchester United dhe Real Madridin, ka thënë se Manchester City ka mundësi që ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve.

Google search engine

Kur u pyet për të përmendur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon në janar, Ronaldo u përgjigj: “Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Champions League. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern”.

Ylli portugez më pas vazhdoi me lëvdata për Cityn e Pep Guardiolës dhe vlerësoi tripletën historike të sezonit të kaluar.

“Manchester City bëri mrekulli”, tha Ronaldo.

“Urime për sezonin e tyre. Lojtarët, trajnerin. Të shkëlqyer. Më në fund, ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa atë të kthimit me 16 dhe 17 prill.

Finalja e turneut do të zhvillohet në Wembley më 1 qershor.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments