Thursday, June 20, 2024
HomeTjeraHallakamëPas Spahiut, edhe Ramabaja paralajmëron luftë: NATO nuk është ombrellë e garantuar

Pas Spahiut, edhe Ramabaja paralajmëron luftë: NATO nuk është ombrellë e garantuar

Google search engine

Në “Pressing” të T7, ndër tjerash po diskutohet edhe për zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilat i fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka përdorur retorikë destruktive ndaj Kosovës.

Google search engine

Gjatë këtij diskutimi, analisti Nexhmedin Spahiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të ketë luftë.

Google search engine

Të njëjtin pohim e dha edhe analisti, Sadri Ramabaja, sipas të cilit ‘NATO nuk është ombrellë e garantuar”.

Ai ka përmendur shtimin e armatimit të Serbisë si një kërcënim për Kosovën.

“Kemi të bëjmë me një logjikë të luftës me Serbinë, ai armatim aq i madh që është sjellur në Serbi. Është fjala 100% më shumë e armatosur Serbia sot sesa nga koha kur ka dalë nga lufta. Vazhdimisht i kanë thirrur disa mijëra rezervistë. Ata munden t’i hynë një avanture sepse zgjerimin e tyre drejt perëndimin e kanë të garantuar përmes Republikës Srspka, ndërkaq një lloj pushtimi të butë të Malit të Zi, dhe këtu ne duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar, qind për qind sot”, ka thënë Rambaja. /Gazeta Express

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments