Thursday, September 26, 2024
HomeDiasporaKurti homazhe në Prekaz: Duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare

Kurti homazhe në Prekaz: Duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare

Google search engine

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe homazheve në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, në shënim të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe edhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, ka njoftuar zyra e kryeministrit, të martën.

Google search engine

kryeministri Kurti tha se duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare.

Google search engine

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, nga Vlora erdhëm në Prekaz, e pas Prekazit do të shkojmë në Prishtinë ku kemi një koncert të Filarmonisë.

Pra, edhe dje, kur kishim Ditën e Ushtrisë sonë, edhe sot, që e kemi 28 Nëntorin, këtë festën më të madhe të kombit shqiptar, kemi aktivitete të dendura publike, kulturore, historike.

Në të njëjtën kohë po zhvillohet në Prishtinë edhe një diskutim interesant me dy panelistë për 28 Nëntorin, në njërën anë është deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, profesor Ardian Gola, ndërkaq në anën tjetër është historiani Durim Abdullahu. E nesër mbrëma, sepse nuk kemi mundur t’i kemi të gjitha aktivitetet me 28 Nëntor, do ta shfaqim edhe filmin “Nëntori i Dytë” në versionin përfundimtar të restauruar.

Për çdo 28 Nëntor kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin tonë kombëtar dhe çlirimin arbënor nga shekulli i XV-të; kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare.

Lavdi Jasharajve, lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments