Qëndresa Z. nga Prishtina e lindur në vitin 1985 është vajza që tash e më shumë se 3 dekada është në kërkim të nënës biologjike, shkruan Ditori.
Në një rrëfim ekskluziv për rti, ajo rrëfen se si fillimisht kishte qëndruar 2 muaj në spital, e më pas ishte transferuar në jetimoren e Mitrovicës, që në atë kohë udhëhiqej nga Selvije Gjinaj.
Aty qëndroi 3 vite e 3 muaj, ku më pas u adoptua nga një grua e Prishtinës me virtyte të larta njerëzore, e bija e hoxhës së njohur Hajrullah Zaimi, shkruan Ditori.
Qëndresa ka treguar rrëfime interesante nga jetimorja e Mitrovicës se si janë trajtuar fëmijët shqiptarë kur ky institucion kaloi në duart e okupatorëve serbë.
Me kalimin e viteve, Qëndresa ka rrëfyer edhe se si është bullizuar nga fëmijet e lagjes me fjalët “Këto nuk e ke nanë e ke gjyshe, ty të kanë marrë prej domit”.
Më pas në vitin 2022 kur Qëndresa mendoi se tashmë e kishte gjetur nënën biologjike, pas testeve të ADN-së kishte rezultuar se ajo nuk ishte nëna e saj biologjike, shkruan Ditori.
Edhe sot e kësaj dite, vajza nga Prishtina që posedon një edukatë të lartë, e rritur nga një juriste me virtyte të larta, e bija e një hoxhe të njohur, vazhdon të jetë në kërkim të nënës biologjike.
Në foto: Qëndresa me nënën e saj që e kishte adoptuar.
Emisioni i plote ne linkun e me poshtem: