Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ekzekutivi buxhetin e ka shndërruar në skemë sociale.
“Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e ç’kepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!”, ka thënë Tahiri.