Tashmë e 38 vite rapsodi i miënjohur shqiptar Fatmir Bajraj i kënoi këngës shqipe dhe atdheut. Fatmiri si i ri nisi hapat e parë drejt një karriere të bujshme folklorike. Kënga e tij jehoi në të gjithë trojet shqiptare anembanë madje edhe në tërë diasporën shqiptare.
Për nder të 38 vjetorit të karrierës Komuna e Skenderajit ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në folklor tërë këto vite. Mirënjohjen e ndau kryetari i Komunës z.Fadil Nura. Por, nuk mbaroi me kaq sepse dekoratë nderi ndau për rapsodin edhe gjenerali z.Sami Lushtaku.
Ky organizim madhështor për rapsodin ishte befasi nga familja e tij e ngushtë për nder të 55 vjetorit të lindjes dhe 38 vjetorit të karrierës.
Rapsodi Fatmir Bajraj gëzon respekt të veçantë në zemrat e të gjithëve, këtë e dëshmon më së miri numri i të pranishmëve në sallë ku në mesin e tyre kishe edhe të ardhur nga mërgata e largët.
Fatmir Bajraj vazhdon të këngoi me përkushtim dhe do të mbetet në majën e rapsodisë shqiptare përherë.