Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Evropian, ka shkruar se të gjithë i kanë sytë në Bruksel sot, atje ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot, pas një vere me tensione që përshkallëzuan deri në dhunë.
Zyrtarja e PE shkroi se shpreson që Kosovës do t’i hiqen sanksionet.
“Të gjithë sytë nga Brukseli sot, ku Kurti dhe Vuçiq do të takohen. Shpresojmë që Kosovës do t’i hiqen sanksionet”, shkroi Woelk.