Saturday, July 27, 2024
HomeKult-ArtHatër-Fatijona Bajraj

Hatër-Fatijona Bajraj

Google search engine
Veç nji gja m’ka mbetë pa e ba n’kit xhihan
Me e diftue mallin si telall nëpër mejdan
Me britë si e marrë udhëve t’dynjasë
S’ma ze kush për t’madhe zhurmën e sevdasë
Vargjet tua i kam vnu n’rruza t’tespihve t’mi
E t’baj ziqër emnin tan për natë me dashni
Po me hanën diçka jam idhnu a ke ni
M’pat premtu që frik ka me t’prue ty
Ti s’erdhe kur ajo ke e plotë as kur n’drapen ra
Tash prej mallmllefit tem asnji formë s’du me ia pa
N’kit varkën e pritjes për me mbrri n’limanin tan
Dallgët e dalldisuna t’detit t’mallëngjimit keq goditë m’kanë
Përpiqem me triumfu si n’luftën me ty
Ani pse fitues janë gjithë ata që luftojnë për dashni
Hatër t’madh ke nashta aq sa edhe dashni
Nese s’bahesh pikë uji që mallin shkym, kam me u hatru me ty..
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments