Saturday, July 27, 2024
HomeSportPrishtina kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Prishtina kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Google search engine

Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Google search engine

Prishtinasit kanë mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).

Google search engine

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë. Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.

Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Mattheë Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Prishtinë në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments