Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mirëpriti në takim Ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.
Me Katz u bisedua për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit si dhe mundësitë e shpeshtimit të vizitave reciproke.
Kryetari Rama bashkë me Ministrin Katz po ashtu bënë një shëtitje nëpër Prishtinë.
“Me zKatz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë, të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, deklaroi kryetari Rama.
Ministri i Turizmit të Shtetit të Izraelit u impresionua me energjinë e vendit tonë dhe theksoi se ka dëshirë që të vijë prapë në Prishtinë.