Thursday, July 25, 2024
HomeKult-ArtBotohet libri për kontributin e Turqisë për Kosovën

Botohet libri për kontributin e Turqisë për Kosovën

Google search engine

Njohja e kontributit të Turqisë për shqiptarët do të mbetej e mangët, dhe njëkohësisht e paplotë do të ishte dhe përgjigjja për dyshuesit, jo optimistët, po të mos i kushtohej diçka më vete atij për Kosovën. “Kontributi i Turqisë për Kosovën – pikëpamje nga Prishtina”, i autorit Abdullah Klinaku, është libri i kushtuar kësaj teme.

Google search engine

Ky libër në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, është një studim nga Abdullah Klinaku, i cili shqyrton marrëdhëniet diplomatike, politike e historike të Turqisë me Kosovën. Studimi mbështetet në marrëdhëniet e ndërsjella shumëplanëshe që kanë pasur këto dy kombe, edhe përpara formimit të tyre si entitete shtetërore-kombëtare, mirëpo fokusi kryesor i këtij libri është hulumtimi dhe paraqitja e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë në kohën bashkëkohore, pra, pas viteve ’90.

Google search engine

Libri ndahet në katër krerë, ku ndër të tjera, shqyrtohen një sërë dokumentash, rezolutash, marrëveshjesh, etj. Në kreun e parë trajtohet raporti historik i marrëdhënieve dypalëshe duke u vendosur këto marrëdhënie në kontekstin e elementëve të përbashkët kulturorë, fetarë dhe historikë por edhe të emigrimeve të mëdha të popullatës shqiptare në Turqi gjatë periudhave të ndryshme kohore. Theks i veçantë vendoset mbi marrëdhëniet pas viteve ’90 dhe 2000, kur shënohen dhe transformimet e mëdha ideologjike dhe politike në Kosovë. Kreu i dyte i kushton rëndësi të veçantë dhe përmbajtësore rolit të Republikës së Turqisë në forcimin e burimeve të brendshme të shtetit të Kosovës si ushtria, policia, arsimi, shëndetësia, ngritja ekonomike, investimet e huaja, bujqësia, etj. Kreu i trete përfshin aspektin më të rëndësishëm të mbështetjes që i ka dhënë Republika e Turqisë forcimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Material dhe arsyetim i mjaftueshëm gjendet në katër kapitujt për t’u dhënë bekimin marrëdhënieve shqiptaro-turke. Kënaqësi është ta konstatosh qasjen objektive të autorit, i cili flet në përshkrimin historik për “epokë të administrimit nga Perandoria Osmane”, për Perandorinë Osmane si “mburojë dhe mundësi më e sigurt për kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe ruajtjen e tij”, dhe për atë se “islamizimi i shqiptarëve gjatë kohës së Perandorisë Osmane nuk do të thoshte osmanizim apo turqizim, siç ishte ortodoksizmi, i cili nënkuptonte dhe sllavizim dhe greqizim në të njëjtën kohë”.

Në kontekstet e së sotmes, autori i kushton një vend të veçantë presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhënësit të një “vendi të merituar marrëdhënieve të dyanshme midis Kosovës dhe Turqisë”. Ai me të drejtë pohon se, “me faktorizimin e Turqisë, presidenti Erdoğan fuqizon bashkëpunimin edhe me Kosovën, e mbështet dhe e ndihmon atë në proceset më të rënda e më sfiduese”.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments