Policia e Kosovës në Mitrovicë, gjatë një jave ka realizuar 502 patrullime policore, në kuadër të zbatimit të planin operativ Goditja.
Ky operacion i nisur në muajin gusht, sipas policisë po vazhdon në lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët, që ka për qëllim rritjen e sigurisë.
“Gjatë këtyre patrullime janë arrestuar dy persona, 4 armë të ftohta janë konfiskuar, janë kontrolluar 2 lokale të ndryshme, 1349 vetura janë kontrolluar, janë realizuar 252 pika kontrolli të automjeteve, janë konfiskuar 3 armë zjarri dhe kater persona të kërkuar nga gjykata”,thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.