Thursday, July 25, 2024
HomeKult-ArtHal i zjarrit-Fatijona Bajraj

Hal i zjarrit-Fatijona Bajraj

Google search engine
Hali jem hafëz
prej zjermit i përban
s’di kah me anu
xhehenem n’katër anë
Jam n’munim hafëz
çare ma t’kollajt me lype
kah do qe hapnova
shputat m’janë shkrumite
Munohna bre hafëz
me matë n’terazi t’pazarit
zjarmi i cilës anë djeg ma pak
digjka zjermi i mallit
S’paska kanar hafëz
qe mun e matë drejt
djegien e mungesës
n’rrënojat e t’cilës kam metë
A ndahet n’dysh zemra hafëz
gjysë-gjysë a rreh prapë
m’difto drejt n’cilin zjerm
kam me u djeg unë ma pak
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments