Saturday, April 20, 2024
HomeSportFFK u bën thirrje tifozëve të shkojnë në stërvitje të Përfaqësueses: Ejani...

FFK u bën thirrje tifozëve të shkojnë në stërvitje të Përfaqësueses: Ejani bëni foto dhe bashkëbisedoni me yjet e Kosovës

Google search engine

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator ku do të përballet me Zvicrën dhe Rumaninë.

Google search engine

Dardanët kërkojnë të rikthehen te sukseset pas disa rezultateve zhgënjyese, megjithatë atmosfera në kampin verdh e kaltër është fantastike.

Google search engine

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e ditës së sotme që mbahet në kampin nacional në Hajvali do të jetë e hapur për publikun.

Kësisoj FFK ka ftuar tifozët e Kosovës që të shkojnë në kampin nacional për të bërë foto dhe t’i shikojnë nga afër futbollistët dardanë.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Sot është dita për ta shfaqur dashurinë tuaj ndaj futbollit dhe Kombëtares së Kosovës!

 Ora: 17:30 – Vendndodhja: Kampi Nacional në Hajvali

 Çfarë ka më të mirë sesa të shikosh talentin dhe pasionin e futbollistëve dardanë në aksion? Stërvitja e sotme do të jetë e hapur për publikun!

Bëhuni pjesë e këtij momenti dhe pasuroni koleksionin tuaj të fotove me idhujt tuaj të futbollit!

Mos harroni të merrni nënshkrimet e futbollistëve të preferuar e të ndani këtë moment të veçantë me ta! 

 Pa dyshim ky do të jetë një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend për shumë kohë për secilin prej jush!

Të bashkuar në përkrahje të Kombëtares tonë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Shihemi të gjithë sot në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:30!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments