Tuesday, December 3, 2024
HomeKult-ArtIntervistë me Abdullah Klinakun

Intervistë me Abdullah Klinakun

Google search engine

Intervistë me Abdullah Klinakun.

Google search engine

Intervistoi për “Ditori” Muharrem Vojvoda. 

Google search engine

 

Muharrem Vojvoda:

Keni botuar librin tuj të parë autorial, mund të na flisni pak fjalë rreth tij?

 

Abdullah Klinaku: 

Çdo herë kur flitet për Republikën e Turqisë dhe për popullin turk, shqiptarët e kanë ndjesinë se po flasin për një shtet mik dhe një popull vëlla në të njëjtën kohë. Kjo lidhshmëri e dyfishtë pa dyshim se burimin e ka te historia jonë e përbashkët shekullore dhe te vlerat e përbashkëta të besimit islam që i ndajmë si dy popuj. Në të njëjtën kohë kjo ndjesi e miqësisë dhe vëllazërisë që është kultivuar te populli ynë ndaj shtetit turk është edhe si rezultat i kontributit të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Republika e Turqisë për shqip- tarët. Me theks të posaçëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, e në veçanti prej viteve të 90-ta, kur nisi të artikulohej qartë kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Kjo mbështetje e fuqishme e Republikës së Turqisë për Kosovën nga fund shekulli i kaluar e deri më sot çdo ditë e më shumë vetëm sa forcohet. Shqiptarët me respekt e admirim e kujtojnë mbështetjen e Republikës së Turqisë gjatë fushatës bombarduese të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

E kujtojnë me admirim mbësh- tetjen e republikës turke në periudhën e pas luftës, mbështetjen e pa kursyes në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen e madhe të diplomacisë turke për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Duke i parë marrëdhëniet midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës si shumë të thella në kuptimin cilësor dhe shumë dimensionale në kuptimin sasior, besoj së është i domos- doshëm publikimi i një libri i cili i përmbledh në mënyrë të përgjithshme raportet e ndërsjella. Në veçanti një libër i cili publikon materiale, të dhëna dhe informacione të mbledhura përmes metodave shkencore, për kontributin e Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, me fokus periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2020.

Libri “Kontributi i Turqisë për Kosovën – pikëpamje nga Prishtina”, është trajtim i rëndësisë së veçantë përmes të cilit ofrohen të dhëna të rëndësishme sa u përket marrëdhënieve shqiptaro-turke në përgjithësi, e në veçanti marrëdhënieve dypalëshe Kosovë – Turqi. Përmbledhja dhe trajtimi i të dhënave të cilat shpërfaqin raportin e ngushtë dhe shumë të mirë midis Repu- blikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, janë dëshmi e qartë e mbështetjes së madhe që i ka dhënë republika turke forcimit të brendshëm të shtetit të Kosovës dhe forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Thellësia historike e marrëdhënieve, elementet e përbashkëta kulturore, feja, shqiptarët e shpërngulur në Turqi si dhe minoriteti turk në Kosovë janë baza mbi të cilën ndërtohen raportet shumë- dimensionale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Krahas tyre edhe interesat e përbashkëta politike, ekono- mike, diplomatike, kulturore e gjeopolitike fuqizojnë edhe më tutje raportin midis shqiptarëve dhe turqve në përgjithësi e raportin midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në veçanti.

 

Muharrem Vojvoda:

Idea juaj për themelimin e një ministrie për familje nga dhe pse?

 

Abdullah Klinaku: 

Duke pas parasysh rrethanat të cilat po kalon familja shqiptare në përgjithësi, një agjendë që herë pas herë po zhvillohet kundër familjes, migracionin e madh, gjendjen e rëndë ekonomike, sfidat në shëndetësi, arsim, besoj se janë një tërësi e instrumenteve që po e vështirësojnë qëndrueshmërinë stabile të familjes në Kosovë. Duke ju referuar kësaj gjendje kemi propozuar formimin e Ministrisë së Familjes dhe në kompetencë të saj do të ishte edhe kjo çështje. Ministria e Familjes është praktikë e vendeve të cilat e kanë në qendër të politikave të tyre familjen. Është Gjermania, Islanda, Republika e Turqisë dhe ka vende të ndryshme që e kanë funksionale Ministrinë e Familjes. Kjo ministri do të kishte në kompetencën e saj përkujdesjen ndaj fëmijëve, ndaj moshave të shtyra, përkujdesjen ndaj personave me nevoja të veçanta etj. Dhe për këtë kemi pas biseda edhe me deputetë të pozitës dhe opozitës dhe pres që përgjithësisht partitë e djathta ta mbështesin këtë propozim, por të njëjtën kohë presim edhe prej Qeverisë ta mbështesë, pasi resursi më i madh është familja.

 

Muharrem Vojvoda:

Çfarë nënkupton koncepti i klubit“Demokracia Konservatore” themeluesi i të cilit jeni ju?

 

Abdullah Klinaku: 

Klubi “Demokracia Konservatore” është organizim qytetar dhe përpjekje për bashkimin e intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve rreth vlerave që i kultivon demokracia konservatore, si koncept politik e kulturor. Është koncept i cili grumbullon rreth vetes individët që bashkohen rreth vlerave konservatore pa dallime partiake, fetare, krahinore apo nacionale. Klubi vepron si organizim qytetar me aktivitete sociale, kulturore e politike, por tani për tani nuk është organizatë partiake. Për çështje të interesave të përgjithshme që janë pjesë ideore e konceptit të demokracisë konservatore bashkëpunon me organizata jo qeveritare dhe parti politike duke synuar avancimin e këtyre koncepteve dhe mbrojtjen e kauzave.

Klubi “Demokracia Konservatore” është formuar për t’i promovuar vlerat e mira që burojnë nga besimi në Zot, nga tradita jonë kombëtare, fetare e kulturore, si dhe nga familja si qelizë bazë e shoqërisë sonë, vlera mbi të cilat forcohet e ardhmja jonë nacionale dhe ruhet kohezioni social në shoqërinë tonë.

Besojmë në një tërësi vlerash, të cilat kanë mbajtur dhe ruajtur kombin tonë në vazhdimësi dhe kemi ardhur në përfundim se këtë tërësi vlerash më së miri mund ta ruajmë, kultivojmë dhe ta avancojmë përmes konceptit ideologjik konservator, koncept, i cili ka qëllim të ruajë vlerat e mira nga që i ka kultivuar kombi ynë dhe t’i përzgjedhë vlerat e reja që lëvizin në kuadër të globalizimit.

Përmbledhur shkurt, konservatorizmi nënkupton ruajtjen e atyre vlerave që burojnë nga e drejta natyrore, pra, të drejta të dhuruara nga Zoti, siç është kombi që nënkupton shtet të fortë, familja që nënkupton shoqëri të shëndosh, vlerat kulturore e fetare që nënkuptojnë moral politik dhe prona që nënkupton zhvillim dhe mirëqenie ekonomike.

 

Muharrem Vojvoda:

Cilat janë aktivitetet aktuale dhe ato që planifikohen të realizohen në një të ardhme të afërt në kuadër të këtij klubi?

 

Abdullah Klinaku: 

 Aktivitetin publik e organizativ e kemi nisur në fundin e tetorit të vitit të kaluar, pra të vitit 2022. Jemi fokusuar në trajtimin e disa temave të cilat prekin interesin tonë si shoqëri. Kemi ngritur disa kauza ose ju kemi bashkangjitur për t’i dhënë mbështetje disa të tjerave. Pra, po flasim për kauza që janë në kuadër të vlerave konservatore. Në varësi të rrjedhave shoqërore e politike në vendin kemi ofruar në diskursin publik edhe opinionet tona. Familja si vlerë e veçantë te kombi ynë ka qenë fokusi ynë fillestar. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër çdo risie ligjore që cenon rendin e familjes tradicionale.

Pra, kemi qenë pjesë aktive e mediave dhe aktiviteteve publike që kanë lobuar kundër draft-Kodit Civil i cili ka lejuar martesa brenda gjinisë. Kemi qenë dhe jemi kundër propozimit të ri që lejon fekondimin artificial të vajzave mbi 18 vjeç pa qenë të martuara. Vazhdojmë të flasim për rrezikun tjetër të madh që po e cenon familjen tonë e që është migrimi shumë i madh. Këtë të fundit jemi duke e ngritur si shqetësim shumë serioz dhe kërkojmë prej institucioneve që të marrin masat e nevojshme në kuadër të një plani pesë vjeçar që parandalon migrimin e madh.

Po ashtu kemi qenë dhe jemi pjesë aktive e fushatës kundër konsumimit të produkteve serbe. Fushatë e nisur që më herët nga njerëz të mirë që e duan vendin dhe prodhimin vendor. Në kuadër të kësaj fushate kemi qenë pjesë aktive së bashku me anëtarë të Këshillit Qendror nëpër shumë emisione televizive, kemi organizuar shpërndarjen e fletushkave në sheshin e Prishtinës dhe kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës vendosjen e masave ndaj produkteve serbe, kontrollin e tyre dhe subvencionimin e prodhimit vendor krahas bojkotimin tonë si qytetarë.

Në kuadër të aktiviteteve kemi realizuar takime të ndryshme me grupe politike e qytetare në Kosovë si dhe kemi krijuar raporte të mira me diplomaci të disa shteteve mike të Kosovës, me theks të posaçëm me SHBA dhe Turqinë. Në kuadër të kësaj përherë të parë si profil konservator kemi qenë pjesë zyrtare e vizitës në SHBA, ku kemi takuar shumë njerëz me ndikim të madh atje, qofshin shqiptarë apo amerikanë dhe kemi trajtuar tema mbi të cilat ndajmë vlera të përbashkëta.

Po ashtu kemi qenë pjesë aktive e programit të Lutjeve të Mëngjesit në kuadër të liderëve dhe autoriteteve pjesëmarrëse nga rreth njëqind shtete të botës. Për këtë vizitë dhe mbështetje falënderoj miqtë tanë në SHBA dhe do të ju jemi mirënjohës gjithmonë.

 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments