Wednesday, July 24, 2024
HomeLajmePolicia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit...

Policia jep detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Google search engine

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka konfirmuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Bahri Hyseni.

Google search engine

Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, tha se sulmi është kryer me mjet shpërthyes.

Google search engine

“Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë”, ka deklaruar Prekazi.

Ai shtoi se janë thirr edhe njësitet kompetente të cilat kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes.

“Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore”, ka thënë Prekazi.

Ndërkaq kryesuesi i bordit, Bahri Hyseni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments