Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur tenderin për angazhimin e një eksperti për multimedia.
Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet vlera e paraparë e kësaj kontrate është 9 mijë euro.
Në arsyetimin e dosjes së tenderit, thuhet se ka mungesë të personelit.
“Divizionin për Komunikim me Publikun momentalisht funksionon me dy nëpunës ku ka mungesë të stafit, konkretisht dy zyrtarë prej të cilëve një pozitë është e lirë për të cilën momentalisht nuk mund të shpallet sepse ka kaluar të gjitha procedurat e brendshme dhe procesi tanimë ka kaluar te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës si dhe një nëpunës është me probleme shëndetësore”, thuhet në dosjen e tenderit, shkruan Telegrafi.