Friday, November 29, 2024
HomeLajme“Anëtarësimi i Kosovës në BE, viti 2030 mund të jetë real”

“Anëtarësimi i Kosovës në BE, viti 2030 mund të jetë real”

Google search engine

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030 mund të bëhet realitet. Por, ka shtuar se duhet të bindet BE-ja se ato mund të bashkëpunojnë mes vete.

Google search engine

“Për shtatë vjet këto vende mund të progresojnë mjaftueshëm për t’u bërë anëtare e BE-së. Këto gjashtë vende, nëse ekziston vullnet politik në Ballkan dhe BE, atëherë skenari i vitit 2030 është skenar real”.

Google search engine

“Nëse nuk arrijmë ta bindim BE-në se jemi të aftë të bashkëpunojmë ne mes vete të gjashtë, si mund të bindim se mund të bashkëpunojmë me 27 vende të tjera. Ky është një lloj provimi hyrës për të hyrë në BE”, ka theksuar ai.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Shasha ka theksuar se janë keqkuptuar komentet e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë “nëse ato nuk sillen me përgjegjësi”.

Shasha ka shtuar se nuk beson se pozicioni i Francës karshi liberalizimin të vizave ka ndryshuar.

“Komentet e Macronit janë keqkuptuar, ai ka paralajmëruar liderët e rajonit që të mos u shkojë mendja të kërcënojnë stabilitetin e rajonit, dhe në rast kërcënimi patjetër që Franca do përdorë të gjitha instrumentet politike për të disiplinuar akterët që cenojnë stabilitetin e rajonit. Stabiliteti në rajon nuk kërcënohet nga asnjë palë”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtetet perëndimore interesohen për çështje të mëdha që janë siguria dhe stabiliteti në rajon e që për sigurimin e tyre janë të gatshëm të ndërmarrin çdo hap.

“Ata do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për të siguruar se stabiliteti dhe siguria në rajon ruhen. Në këtë sens e ka pasur fjalën edhe Macroni”, ka thënë Shasha në Interaktiv në KTV.

Shasha ka folur për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës. Ka thënë se situata atje po normalizohet dhe se Serbia nuk do ta pengojë procesin zgjedhor.

“Serbia nuk do ta pengojë procesin zgjedhor pasi ka pa që tentativa për të sabotuar sistemin demokratik në veri nuk do të ketë sukses”.

Shasha ka shtuar se Serbia nuk është e interesuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që të mos e pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

“Problemi i Serbisë është që Serbia nuk është fare e interesuar për Asociacion. Synimi strategjik i saj është që të sigurojë që asnjëherë të mos pranojë që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe e dyta, epilogun final pa njohje ta shtyjë sa më larg. Synimi është të mos vendos firmën mbi atë çka konsideron tapi të saj. Sa më gjatë status quoja aq më mirë për Serbinë. Me shpresën se në të ardhmen rrethanat gjeopolitike do ndryshojnë”.

Shasha ka thënë se Ballkani ka përfituar nga pushtimi rus i Ukrainës. Ai ka sqaruar se pas fillimit të luftës, procese që kishin ngecur për shtetet ballkanike kanë proceduar përpara.

“Ballkani veçse ka përfituar. Shikoni nga momenti kur Rusia pushtoi Ukrainën, për vite Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë mundur të nisin negociata, menjëherë pas pushtimit rus ata filluan. Kosova për vite nuk mundi të fitojë liberalizimin, pas pushtimit rus Kosova fitoi liberalizimin e vizave. Bosnja nuk mundi ta fitojë statusin kandidat, pas pushtimit e fitoi”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments