Saturday, July 27, 2024
HomeShëndetësi/NutricionA pini mjaftueshëm ujë?!

A pini mjaftueshëm ujë?!

Google search engine

Pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është thelbësore për shëndetin tuaj dhe ndihmon organet tuaja të kryejnë funksionet e tyre jetësore, si dhe në rregullimin e temperaturës trupore.

Google search engine

Një mënyrë për të kontrolluar nëse keni marrë lëngje të mjaftueshme është një test i shpejtë i shtrëngimit të lëkurës, duke shtypur lëkurën në krahun tuaj. Lëkura me elasticitet normal do të kthehet shpejt në pozicionin e vet normal. Dehidrimi i lehtë do të shkaktojë një kthim të ngadaltë të lëkurës në pozicionin normal.

Google search engine

Megjithatë, ka tregues më të mirë se trupi ka nevojë për ujë. Dehidrimi mund të shoqërohet edhe me simptoma fizike, si letargji, dhimbje koke ose gojë të thatë.

Gjatë ditëve të nxehta, duhet të pini më shumë se minimumi i rekomanduar prej një litër e gjysmë ujë në ditë.

Nëse qëndroni jashtë gjatë ditëve të nxehta me diell, është mirë të qëndroni në hije nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Ekspozimi në diell para dhe pas kësaj periudhe, do ta ndihmojë trupin të prodhojë mjaftueshëm vitaminë D dhe ta rritë nivelin e ‘hormonit të lumturisë’.

Kremi kundër diellit nuk do ta pengojë prodhimin e vitaminës D, por do ta ruajë shëndetin tuaj.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments